Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmëron se tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe të Krujës, raporton RTSH.
Hyrja në këto Kala është rreptësisht e ndaluar në radhë të parë për të garantuar jetët e njerëzve dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet.