Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri pas takimit të grupeve punese me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se ndarja e përgjegjësive, struktura e qeverisë janë çështje që do të diskutohen në ditët në vazhdim nga liderët e partive.
Haziri tha se për çështjen e pozitës së presidentit është tejkaluar, shkruan Koha.net.
“Nuk ka çështje që e parandalon arritjen e marrëveshjes”, tha Haziri.