Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka uruar të gjithë shqiptarët për 28 nëntorin, ditën e Flamurit.
Shqiptarë gjithandej, bashkëkombës të dashur, gëzuar 28 Nëntori, dita e Flamurit!
Shqipëria po kalon ditë të vështira, por ne shqiptarët jemi më të fortë se çfarëdo që na godet, gjithmonë të zotë për t’u rimëkëmbur më të fortë se kurrë”, ka shkruar Reçica në llogarinë e tij në Facebook.
Reçica thotë se sot kujtojmë gjithë ata atdhedashës që ndër shekuj trasuan rrugën e atdheut me mund e gjak, atdheut për të cilin ne krenohemi dhe i falemi përherë./InLajmi