Përbërësit:
2q.puding,
1lit.kompot pemësh,
lëngu dhe lëvorja e limonit,
pemë sipas zgjedhjes, rum.
Pemët priten në copa të vogla, u hidhen lëngu e lëvorja e limonit, sheqer dhe 2-3 lugë rum. Zihet pudingu me kompot sipas udhëzimit në qeskë. Pemët derdhen në misuri të vegjël dhe mbi pemë derdhet pudingu i nxehtë. Zbukurohen me ajkë ose pemë.