Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në ditën e sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Kryesisht moti i vranët, pritet që këto vranësira të intensifikohen dhe të shoqërohen me reshje të kohëpaskohshme të shiut”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.
Sipas IHMK’së, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.