Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behjget Pacolli, ka njoftuar se së bashku me familjen kanë vendosur t’I dhurojnë për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, 1 milionë euro.
“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.
Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.
Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1 milionë Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.
Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur.
Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.
Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”, shkruna Pacolli në Facebook.
Pas këtij vendimi, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka reaguar duke i thënë rrofsh e qofsh me familjen.
“RROFSH e QOFSH me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër O BEHGJET PACOLLI?”, shkruan Rama në Facebook./InLajmi/