Është konfirmuar viktima e 40 si pasojë e tërmetit të së martës.
Viktima është femër dhe u gjet në Durrës.
Deri në orën 22.30 minuta, zyrtarisht janë deklaruar 39 viktima, dhe 650 të plagosur me plagë të lehta apo të rënda, raporton TCH.
Ndërkohë, ka ende persona nën rrënoja, edhe pse askush nuk mund të thotë një shifër të saktë sesa prej tyre janë nën rrënojat e pallateve dhe godinave të tjera të shkatërruara plotësisht.