Shoqata Bjeshkatare Gjeravica Pejë ka postuar një foto interesante ku shihet tek sa valëvitet flamuri kombëtar kuq e zi.
E gjithë kjo u bë për nder të ditës së flamurit.
Anëtarët e shoqatës u ngjiten në majën e Çferlës 2461 metra.
Me të mbërritur në maje e vendosin flamurin dhe luten për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
“Flamuri valon në gjysmë shtizë për nder të viktimave nga tërmeti në Shqipëri”, shkruan në faqen e Shoqata Bjeshkatare Gjeravica. /InLajmi