Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se në këtë ditë të veçantë për popullin shqiptar ka nderuar Trajnerin e Xhudos, Driton Kuka dhe Kampionen Olimipike të Xhudos, Majlinda Kelmendi me titull “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”, ku ka thënë se ata çfarë kanë bërë për imazhin e Kosovës është e paaritshme nga të tjerët.
Ai tutje ka thënë se titulli që iu dha Kukës dhe Kelmendit duhet tëq inkurajojë të gjithë sportisët kosovarë, të cilët duhet ta konsiderojnë rrugën e tyre si një mundësi të promovimit të vlerave të sportit, kulturës, dhe trashëgimisë tonë.
“Kosova përgjatë këtyre njëmbëdhjetë viteve shtet u identifikua në botë me shumë figura të sportit, kulturës e shkencës, si ambasadorët më të mirë të saj”, shkruan Pacolli./InLajmi/