Pesë persona janë lënduar derisa po punonin në një objekt në lagjen Pejton të Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar edhe Zyrtarja për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti ndodhi tek 44-katëshja, njofton Klan Kosova.
”Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ”Robert Doll” në Prishtinë, derisa kanë qenë duke punuar në një ndërtesë, janë lënduar 5 persona”, ka thënë Ahmeti.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa me rastin po merren njësitet policore në koordinim me institucionet përkatese.