Endrit Shala, deputet i partisë Nisma Socialdemokratike përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët që e kanë votuar atë.
Ai tutje ka thënë se do të jetë zëri i popullit ashtu sic ka premtuar edhe sa ishte ministër i Tregtisë.
“Sot më në fund, KQZ çertifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.
Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar të ju njoftoj se nga sot edhe zyrtarisht jam zgjedhur për herë të parë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kjo u bë falë mbështetjes tuaj, andaj ju falendëroj përzemërzisht secilin prej jush për besimin e dhënë në mua dhe në programin socialdemokrat të NISMA-së.
Është nderi më i madh i jetës sime që të jem zëri juaj, zëri i popullit tim në Kuvendin e Republikës.
Ashtu siç jam zotuar dhe ashtu si u kam premtuar, unë do të jem zë i secilit prej jush.
Ashtu siç kam qenë sa isha ministër i Tregtisë, zë i qytetarit, i biznesit, e i prodhuesit, ashtu do të jem zëri juaj edhe brenda Kuvendit.
Të nderuar miq, votues, ta dini që unë jam i hapur për ju, të adresoj secilën çështje në Kuvendin e Republikës në çdo kohë, në mënyrë që së bashku të punojmë për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Shala në Facebook./InLajmi/