Ministri i Kosovës në detyrë, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe GIZ në Kosovë ????, kanë vendosur të hapin Parkun Inovativ në Prizren (ish kampi ushtarak Gjerman) për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Tutje Pacolli ka treguar se ky park ofron të gjitha kushtet dhe ka mbi 800 shtretër, menzë, spital, fusha sportive dhe çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni komod gjatë kësaj kohe krize./InLajmi