Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë ditën e sotme (27 nëntor 2019) ditë zie kombëtare, pas tërmetit shkatërrues me magnitutë 6.4 ballë që deri më tani ka shënuar 24 viktima dhe qindra të plagosur.
Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpall ditën e mërkurë ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.
Flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Mëngjesin e të martës Tirana dhe Durrësi u zgjuan nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 duke lënë të vdekur të paktën 24 persona, mes tyre dhe shtetas nga Kosova dhe mbi 600 të plagosur /Inlajmi/