Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, nëpërmjet një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram ka njoftuar se do të udhëtojë për në Shqipëri, shkruan InLajmi.
“Ju lutem ndihmojeni Shqipërinë. Unë personalisht do të udhëtoj për në Shqipëri për t’u siguruar se paratë janë vënë në vend të duhur”, ka shkruar Bebe e cila e ka vendosur edhe linkun tek Instagrami i saj aty ku mund të vazhdojnë të ofrojnë ndihmën e tyre edhe njerëz të tjerë./InLajmi.