Sapo janë nxjerrë nga rrënojat e një godine të shkatërruar në Thumanë tre persona të pajetë, mes tyre një fëmijë i mitur.
Autoritetet kanë nxjerrë trupat e një fëmije dhe dy personave të tjerë.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se një prej viktimave ishte familjar i fëmijës së mitur, i cili u nxorr nga mjekët i mbuluar me batanije.
Më tutje autoritetet nxorrë një tjetër trup të pajetë, teksa të gjithë banorët u përlotën kur panë trupat që qëndronin prej orësh nën gërmadha, transmeton Insajderi.
Me vdekjen e 3 personave të tjerë, numri i të humburve prej tërmetit shkon në 13.