Dridhjet e tërmetit qe epiqendrën e kishte në Durrës, e prekën edhe Kosovën, këto dridhje shkaktuan edhe dëme materiale në një ndërtesë banimi në Komunën e Drenasit.
Në disa foto qe kanë dërguar lexuesit “Front Online”, shihen muret e çara të një ndërtese.
Banorët thonë se muret e çara i kanë parë në momentet kur po dilnin nga ndërtesa pas dridhjes së fuqishme, rreth orës 04:00 të mëngjesit.