Komuna e Prizrenit ka marrë një iniciativë për të ndihmuar Shqipërinë, ku është nisur një autoambulancë e pajisur me materiale për intervenim të shpejtë, për të ofruar ndihmë qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti.
Po ashtu nga nesër kjo komunë do të nisë edhe një automjet i zjarrëfikësve ndërkaq nga buxheti komunal kanë ndarë mjete financiare për të dërguar rreth 1000 pako ushqimore në Shqipëri.
“Si Komunë, nga nesër do të fillojmë edhe me grumbullimin e ndihmave nga qytetarët, të cilët mund të dhurojnë veshmbathje, batanije dhe gjëra të tjeratë nevojshme, në objektin e Qendrës për Punës Sociale si pikë grumbulluese, i cili gjendet pranë stacionit të zjarrfikësve.
Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative dhe të tregojnë solidaritetin e tyre duke dhuruar gjësende për ndihmë”, shkruan kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka./InLajmi/