26 Nëntori është dita e 330 e kalendarit gregorian (dita e 331-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 35 ditë.
Ngjarje
1789 – Një ditë kombëtare Falenderimesh shpallet në Shtetet e Bashkuara – ditë e rekomanduar nga presidenti George Washington dhe miratuar nga Kongresi. Në vitin1863, presidenti Abraham Lincoln shpall 26 nëntorin Ditën e Falenderimeve që do të festohej çdo vit të enjten e fundit të nëntorit (që nga viti 1941 të enjten e katërt).
1857 – Në Gjenevë, lindi Ferdinand de Saussure, gjuhëtar, idetë e të cilit u bënë bazë për shumë zhvillime të rëndësishme në gjuhësi dhe semantikë. Saussure është konsideruar si një nga etërit e gjuhësisë të shekullit të 20-të. Ai tregoi shenja talentesh të shumta dhe aftësi të rralla intelektuale që në moshën 14 vjeç. Pas një viti sudimi latinisht, greqisht, e sanskritisht, dhe duke marrë një shumëllojshmëri kursesh në Universitetin e Gjenevës. Saussure, 22 vjeç, botoi punime të rëndësishme në filologji; dhe propozoi ekzistencën e proto – indoevropianishtes me “koeficiente të tingujve”, humbja e të cilëve solli nevojën e evoluimit të bashkëtingëlloreve, duke çuar në atë që njihet tani si “teoria e laringiteve”. Parashikimet e tij u vunë në provë 50 vjet më vonë kur arkeologët zbuluan tekste hitishte dhe gjuhëtarët arritën t’i deshifronin ato duke përdorur teorinë e laringiteve. Saussure është edhe një nga etërit e semantikës; boshti i përshkrimit të fjalës duke analizuar shenjat, treguesit, figurën, analogjinë, metaforën, simbolikën, kuptimin në varësi të mënyrës së komunikimit. Koncepti i Saussurit mbi formën dhe idenë, fjalën dhe konceptin, shenjën dhe domethënien,”sign and signifier”, përbëjnë thelbin e semantikës.
1912 – Ushtria serbe mbërriti në Milot, vetëm pak orë larg nga Durresi. Një komision nga paria e vendit, shoqëruar nga kryepleq të fshatit shkuan për t’i informuar oficerët serbë se Shqipëria së shpejti do të kishte qeverinë e vet dhe se nuk ishte në luftee me ndonjë nga vendet e Ballkanit. Ndërkohë, Ismail Qemali me 27 delegatë nga qytete të ndryshme të Kosoves dhe Shqipërisë së mesme, mbërriti në Vlorë nga Durrësi.
1918 – Kuvendi i Podgoricës voton “për bashkimin e popullit”, duke shpallur përfshirjen e Malit të zi në mbretërinë e Serbisë.
1922 – Howard Karter dhe Lordi Karnavon bëhen të parët që hyjnë në varrin e Faraonit Tutankhamun, varrosur mbi 3000 vjet më parë.
1842 – U themelua Universiteti i Notra Damit.
1909 – U themelua Sigma Alpha Mu në Qyteti i Kolegjit në New York nga 8 judë të rinjë.
1912 – U ngrit flamuri në Tiranë nga atdhetarët tiranas Sheh Ahmet Pazari, Nikolla Nishku, Myslym Ag Beshiri, Fan Koja, Myslym Myderrizi dhe Spiro Politoqi.
1939 – Shellingu i Mainilas: Armata Sovjetike realizon incidientin i cili merret si shkak i fillimit të luftës me Finlandën katër ditë më vonë.
1942 – U shfaq premiera e filmit Kazablanka në New York City, ShBA..
1942 – LDB: Partizanët Jugosllav mbajn mbledhjen e parë të AVNOJ-it në Bihaç në veriperëndim të Bosnjës dhe ercegovinës.
1944 – LDB: Gjermania fillon sulmet V-1 dhe V-2 në Antwerp, Belgjikë.
2008 – Këshilli i Sigurimit mbështeti shtrirjen e EULEX-it në Kosovë.
Lindje
1857 – Ferdinand de Saussure, linguist zviceran
1909 – Eugène Ionesco, dramaturg franko-romun
1929 – Slavko Avsenik, kompozitor francez
1939 – Tina Turner, këngëtare amerikane
1948 – Kreshimir Qosiq, basketbollist kroat
1951 – Sulejman Tihiq, politikan boshnjak
1990 – Rita Ora, këngëtare shqiptare
Vdekje
1504 – Izabela e I-rë e Kastiles, mbretëreshë e Kastilës dhe Aragonisë.
1855 – Adam Mickiewicz, shkrimtar polak (* 1798.)
1959 – Jean Gremillon, regjisor francez (* 1902.)
2006 – Ana Rukavina, gazetare kroate (* 1977.)