Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se Kosova do t’i dalë në ndihmë Shqipërise duke i dërguar ushtrinë atje dhe me një shumë prej 500 mijë eurosh, ku shtoi se edhe Kosova duhet të jetë e përgatitur.
Përvec tërmetit në Shqipëri ai është pyetur edhe për emërimet që dje kryeministri Haradinaj dhe Presidenti Thaci kanë njoftuar se kanë emëruar si drejtor të AKI-së, Kreshnik Gashi dhe Inspektorin e Përgjithsëm, Burim Ramadani, i cili kishte thënë dje se këta të dy i kanë emëruar në bashkërëndim të plotë me presidentin Thaci, por ai sot në konferencë tha se nuk ka zhvilluar takim me Thaçin për këtë.
“Te emërimi nuk është obligativ të jenë edhe Presidenti edhe Kryeministri, obligativ është nënshkrimi. E kam dhënë besimin tim dhe këtë e ka bërë edhe Presidenti. Nuk kemi mbajt takim. Nuk është obligativ takimi – nuk ka ndodh. Nuk kemi takime bilaterale me Presidentin tash e një kohë”, tha Haradinaj.
Për emërimin e Burim Ramadanit si Inspektor I Përgjithshëm i cili është nga partia e tij ku ka pasur reagime i cili edhe është pyetur për këtë, por ai tha se është i gëzuar dhe se është kuadri më i mirë që ka mundur të gjej në Kosovë.
“Jam i gëzuar që është Burimi, për shkak të aftësive të tij. Është kuadri më i mirë që kam mundur ta gjej në Kosovë. Është më i miri që ka Kosova në atë fushë. Nuk shërben si partiak, shërben si profesionist. Një pjesë e njerëzve jetojnë me kritikën, por disa të tjerë duhet të punojnë”, ka thënë Haradinaj./InLajmi/