Bashkëshortja e heroit kombëtar, Agim Ramadani përmes një postimi ka lajmëruar se me 28 nëntor në qytetin e Gjilanit do të zbulohet shtatorja e Agim Ramadani, e cila do të vendoset në sheshin “Agim Ramadani” që do të zbulohet nga ora 11:00.
“Të dashur bashkëatdhetarë,shokë dhe bashkëluftëtarë të Agimit,miçë dhe dashamirë të lirisë së Kosovës!Jeni të ftuar përzemërsisht me rastin e zbulimit të shtatores së Agimit më 28 nëntorë nga ora 11.00, në sheshin Agim Ramadani në Gjilan,mirupafshim rreth Agimit të bashkuar!”, shkruan ajo./InLajmi/