Kandidati për kryeministër në Kosovë nga partia Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me tri partitë e komuniteteve joshumicë, shkruan InLajmi.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, është siguruar shumica parlamentare për qeverinë e re.
Ai ka thënë se deputetët e tri partive, Rasim Demiri, Fikrim Damka e Alberta Kinolli do ta votojnë qeverinë Kurti, pa kushtëzime.
Postimi i plotë:
“Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime.
6 tetori 2019 është data kur ka nisur ardhmëria”, shkroi Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.222845524882006/737608936738993/?type=3&theater