Vjosa Osmani, kandidate për Kryeminitre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka përkujtuar bashkëpartiakun e saj të ndjerë Xhemail Mustafa, shkruan Inlajmi.
Vjosa Osmani përmes rrjetit social facebook ka thënë se Mustafën e vranë 19 vite më parë, Xhemail Mustafën për shkak të bindjeve të tij politike; për shkak se besonte në LDK dhe në projektin e Kosovës shtet të lirë, të pavarur e demokratik.
Osmani ka thënë se 19 vite pas, ata që e vranë janë akoma të lirë, ndërkaq Kosova kurrë nuk do të jetë plotësisht e lirë pa vënë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve dhe pa u mbyllur plaga e vrasjeve të pasluftës. / InLajmi/
19 vjet më parë, Xhemail Mustrafa u vra për shkak të bindjeve të tij politike; për shkak se besonte në LDK dhe në…
Posted by Vjosa R. Osmani on Saturday, 23 November 2019