Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se do të bëjë një pauz pasi që duhet të kujdeset për shëndetin mendor ashtu dhe fizik.
Ajo këtë e ka vendosur pasi që ka probleme me bajamet e cila ka thënë se kjo sëmundje po e shkatërron vërtet.
“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezulatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robotë dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me bajamet të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, shkruajti Rita në Instagram./InLajmi/