• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 2 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Editorial & Opinion

Në dritën e dokumenteve britanike për shqiptarët

J G nga J G
22 November 2019
në Editorial & Opinion
0 0
0
Zgjidhja e kontesteve, në dëm të Shqipërisë
86
SHPERNDARJE
137
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë viteve 1943 dhe 1944 Britania e Madhe nuk e kundërshtonte idenë që Kosova dhe Dibra të ishin në përbërje të Shqipërisë së ardhme

Pothuaj në çdo dokument Kosova dhe Dibra (me të cilin emër përfshiheshin territoret shqiptare të Maqedonisë) paraqiten si territore të banuara në mënyrë dominante me shqiptarë dhe së kufijtë prezentë pak a shumë janë në raport me kufijtë etnik. Sipas britanikëve, e tërë ajo që mund të thuhej në lidhje me këta kufij është element i fortë etnografik dhe përcaktim po ashtu i fortë i shqiptarëve, jo vetëm për të ushtruar influencë brenda këtyre kufijve, por edhe për t’i mbrojtur toka. Çështja e Kosovës ishte e rëndësisë vitale për shqiptarët

Shruan: Dr. Haqif MULLIQI dhe Dr. Daut DAUTI

1.) Në fillim të vitit 1940, para së Italia të futej në lufte ËO (Ministria e Luftës e Britanisë së Madhe) mori përsipër që ta ndihmonte organizimin e rezistencës në Shqipëri. Shërbimi SIS (Shërbimi Sekret Informativ i B. së Madhe) në seksionin D përfshinte Shqipërinë. Ky seksion udhëhiqej nga zoti Julian Emery, i cili në këtë kohë gjendej në Jugosllavi, prej nga mëtohej depërtimi në Shqipërinë e okupuar nga Italia fashiste që nga prilli i vitit 1939. Ky veprim u përqendrua në tri punkte. Punkti i parë ishte Mali i Zi, prej nga depërtohej në Shqipërinë e Veriut, e i cili punkt drejtohej nga Jovan Gjinoviqi. Punkti i dytë ishte ai i Kosovës dhe udhëhiqej nga Gani be Kryeziu. Ndërsa, në Maqedoni, në punktin e krijuar vepronte kolonel Kokoshi, i cili e kishte selinë në Direr. Kështu u krijua një gjysmëhark rreth kufirit të Shqipërisë i cili ishte kusht i domosdoshëm i mbledhjes së informatave nga të cilat do të përfitonin edhe oficerët e misionit ushtarak britanik të cilët më vonë do të paraqiteshin në Shqipëri.

Kështu, gjatë vitit 1941 në Londër arrinin raporte të shpeshta të cilat flisnin së shqiptarët ndërmerrnin aksione të ndryshme kundër forcave okupuese fashiste. Gjatë po këtij viti në Foreing Office (Ministrinë e Jashtme të B. së Madhe) nisën të arrinin lera të shumta nga personalitetet e shumta të cilat sugjeronin qeverinë e këtij vendi së do të duhej të bëhej të paktën një deklaratë nga e cila do të inkurajoheshin shqiptarët . Mirëpo, qeveria e Lartmadhërisë së Tij nuk ndërmori ndonjë veprim që t’i kënaqte sadopak ata që i shkruanin. Gjatë po të njëjtit vit (1941) ishte e hetueshme edhe një formë e presionit e cila i bëhej Londrës për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe sovranit të saj, Mbretit Zog. Por Londra nuk u nënshtrohej këtyre formave të trysnisë dhe nuk e përfillte dot asnjërën nga këto dy kërkesa.

Mirëpo, sipas dokumenteve të Foreign Office-s, duket së çështja e pavarësisë së Shqipërisë nga ana e qeverisë së Britanisë së Madhe nisi të lëvizë diku nga muaji tetor i vitit 1941. Kryesuesi i Departamentit Jugor, zoti Pierr Dikson, më 9 tetor të vitit 1941 deklaron: “Gjatë kësaj kohe është plotësisht e pamundshme të vendoset së a do të jetë e këshillueshme që të krijohet një Shqipëri e pavarur ose jo, dhe së a do të ketë rëndësi parimi etnik në fund të kësaj lufte”.

Raporti i Diksonit tutje përshkruhet nga pasiguritë e shumta të cilat i imponuan faktorët e ndryshëm në raport me këtë çështje, kështu që ai i preferon qeverisë britanike që lidhur me këtë çështje të mos ngatërrohet me qeverinë e Greqisë dhe të Jugosllavisë. Mirëpo, kur ministri i jashtëm britanik, zoti Entoni Idën, nga fundi i vitit 1941 vizitoi Moskën, atëherë çështja e pavarësisë së Shqipërisë sikur nisi të qartësohet. Traktati anglo-sovjetik përfundoi në Londër me 26 maj të vitit 1942 me rastin e vizitës që i bëri Molotovi kryeqendrës së Mbretërisë së Bashkuar. Pika kyçe rreth së cilës u morën vesh këto dy shtete ishte “pakti njëzetvjeçar për ndihma reciproke, por i cili tekst linte jashtë çfarëdo përmendjeje problemet rreth kufijve territorial”. Por, me e rëndësishmja për shqiptarët nga ky takim i nivelit të larte ishte fakti së njëra nder pikat e traktatit të përmendur Shqipërinë e shihte si shtet të pavarur. Bazë tjetër që siguronte një lëvizje me të shpejtë dhe më të sigurte drejt njohjes së shtetit shqiptar ishte edhe Karta e Atlantikut e gushtit të vitit 1941 nga e cila rezultonte edhe deklarata e Uashingtonit e 26 vendeve e 1 janarit të vitit 1942. Këto dokumente të rëndësishme premtonin vetëvendosjen dhe rivendosjen e sovranitetit për ato vende që ishin okupuar me force. Në bazë të kësaj, Abisinisë i që kthyer pavarësia. Mirëpo, përkundër këtyre dokumenteve, qeveria e Britanisë së Madhe manifestonte shqetësimet e saj në rastin e Shqipërisë, duke konsideruar së çështja e saj ishte një rast fare tjetër dhe mjaft i koklavitur. Gjatë vitit 1942 Diksoni bëri edhe një raport i cili u miratua edhe nga Ser Aleksandër Kadogan, raport ky i cili në një masë të konsiderueshme frenoi aspiratat gllabëruese të Greqisë dhe të Jugosllavisë ndaj territoreve shqiptare. Raporti i Diksonit i vitit 1942 përbehej nga 5 pika. Me to parashihej që qeveria e Lartmadhërisë së tij duhej të dilte me një deklaratë publike në lidhje me ardhmërinë e Shqipërisë. Kjo deklarate duhej bere në Parlament (në formë pyetje përgjigje), me ç’rast do të manifestoheshin simpatitë për fatin e shqiptarëve si viktima të fashizmit italian. Këtu, gjithashtu duhej deklaruar edhe për formën e regjimit dhe për qeverinë shqiptare, si një çështje për të cilën do të vendoste vetë populli shqiptar pas përfundimit të luftës. Po ashtu theksohej se, para së të nxirrej kjo deklaratë, do të duhej informuar qeverinë greke dhe atë jugosllave, ndërsa pas nxjerrjes së saj do të duhej informuar për këtë edhe Mbretin Zog, por në atë mënyrë që ky këtë mos kuptohet si një përkrahje të drejtpërdrejtë për kthimin e tij në fronin e Shqipërisë, por që, nga ana tjetër , të mos kuptohet as si kundërshtim i një gjeje të tille, në mënyrë që çështja e tij të mbetet si një çështje e hapur deri atëherë kur ai të paraqitet vetë para popullit shqiptar, pra, pas përfundimit të luftës. Po ashtu, raporti i Diksonit parashihte që, nëpërmjet Bi-Bi-Si-se (BBC), të ushtrohej një e propagandë e cila do t’u jepte zemër lëvizjeve dhe rezistencës së shqiptarëve kundër italianeve.

 

2) Pas lëvizjeve dinamike që u bane në botë, e cila pothuaj e tëra ishte përfshirë në luftë dhe pas lëvizjeve të rezistencës që bëheshin në Shqipëri, veçmas duke pasur parasysh situatën në Ballkan, me 13 dhjetor të vitit 1942, qeveria britanike proklamoi njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Madje u bë me dije së kjo njohje u bë në pajtim të plote me forcat aleate të luftës. Tri dite më parë (10 dhjetor 19420) sekretari amerikan i shtetit, zoti Kardell Hall, i premtoi popullit shqiptar ndihmën e ShBA-ve në luftën e tij për çlirim kundër okupatorit italian. Më 17 dhjetor të vitit 1942 ministri i jashtëm i Britanisë, z. Entoni Idën, në dhomën e komunave të Parlamentit të këtij shteti doli me këtë deklaratë: “Format e regjimit dhe të qeverisin që do të paraqiten në Shqipëri do të jenë çështje për të cilat populli shqiptar do të vendose në fund të luftës, ndërsa çështja e kufijve të shtetit shqiptar do të jete çështje e cila do të trajtohet në Konferencën e Paqes”.

Më 18 dhjetor të këtij viti pavarësinë e Shqipërisë do ta njoh Bashkimi Sovjetik. Kjo situatë e posa krijuar kishte rëndësi kardinale jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për dy fqinjët e saj: Jugosllavinë dhe Greqinë. Por, edhe pse çështja e kufijve të Shqipërisë të vitit 1941 ishte e paqartë, megjithatë një gjë u sqarua plotësisht. Njohja e pavarësisë së Shqipërisë sikur i hodhi poshtë aspiratat e fqinjëve të pangopshëm të cilat i manifestonin madje edhe ndaj territorit të cilin Shqipëria e kishte brenda kufijve të vetë deri në vitin 1939.

3) Para dhe pas njohjes së pavarësisë së shtetit shqiptar, Foreign Office iu drejtua grupeve të eksperteve për çështjet ballkanike, nëpër universitet e Britanisë së Madhe që me studime me të thukëta të elaborohej problemi shqiptar. Kështu u bene harta dhe variacione të ndryshme mbi mundësitë optimale të ekzistimit dhe të prosperimit të Shqipërisë, posaçërisht pas situatave që do të pasojnë pas përfundimit të luftës në Ballkan dhe me gjere. Më poshtë mund të vërehen disa aksente nga një dokument i këtillë i punuar për FO-në nga ekspertet e shquar për çështje ballkanike në Universitetin e Baliolit. Në këtë dokument parashihej që pas përfundimit të armiqësive, Shqipëria të dalë si shtet i pavarur, mirëpo supozohej së mund të lindnin vështirësi për shkak të specifikave në regjion. Andaj, edhe sugjerohej se për këtë arsye do të këtë nevojë që ky shtet të udhëhiqet dhe të kontrollohet nga “Këshilltarët e huaj”. Gjithashtu, parashihej që Shqipëria mund të hyje në bashkësinë e shteteve sovrane ballkanike ose mund ta refuzoje këtë bashkësi e cila ishte paraparë me marrëveshjen Greko-Jugosllave të 15 janarit të vitit 1942. Shqipëria, e cila, duke hyrë në union me Mbretërinë italiane e kishte humbur pavarësinë, sipas ekspertëve në fjale, pas lufte do të duhej ta filloje sendërtimin e saj nën mandatin e një apo dy superfuqive të pa interesuara për këtë vend. Për këtë gjë u propozuan Britania e Madhe ose SHBA-te, ose që të dyja këto së bashku. Punimet tjera paraqisnin harta të ndryshme të shtetit shqiptar, por nuk jepnin të kuptohej së çfarë do të jete definitive para Konferencës së Paqes e cila, siç dihej, do të pasonte fill pas luftës. Gjithashtu, theksohej së në të ardhmen asnjë federatë apo konfederatë ballkanike nuk do të këtë sukses pa përfshirjen e Shqipërisë në të, duke pasur parasysh, në radhe të parë, rëndësinë vitale të Shqipërisë për mbrojtjen e Ballkanit nga agresioni eventual që mund t’i behej dhe së ky vend, sipas eksperteve të Baliolit, paraqet ”portën kryesore” për hyrje në gadishull. Në “pretendimet territoriale të fqinjëve” në mënyrë të gjere dhe objektive, ekspertët e Universitetit Baliol prezantojnë qëndrimet e shteteve përreth Shqipërisë. Sa u përket qëndrimeve jugosllave dhe greke, sipas këtyre ekspertëve, del se këto dy shtete angazhohen që Shqipëria të kthehet në suazat e kufijve të vitit 1939, madje duke mos fshehur pretendimet e tyre territoriale edhe për pjese nga territoret brenda këtyre kufijve. Vihej në pah së italianët e kishin përfituar simpatinë e shqiptarëve duke e kthyer pjesën më të madhe të territorit shqiptar që në dy konferencat e mëparshme (atë të Londrës dhe të Versajit) kishte mbetur nën Jugosllavinë. Thuhej së “është shumë e mundur që Jugosllavia pas lufte ta kërkojë jo vetëm kthimin e Kosovës dhe pjesës tjetër shqiptare, por si shtesë të kësaj edhe Shkodrën si dhe Luginë e Drinit”. Ndërsa, në lidhje me Greqinë, thuhej se pretendimet territoriale të saj ndaj Shqipërisë ishin më të zëshëm së ato të jugosllavëve. Por, gjithashtu bëhej e ditur se në Greqi ekziston një numër i konsiderueshëm i banorëve me prejardhje shqiptare.

Krijimi i një Shqipërie të fortë dhe të pavarur, nga këto dy shtete fqinje, shihej si rrezik i drejtpërdrejtë për to. Një Shqipëri e dobët, konsideronin udhëheqësit e këtyre shteteve, do ta tërhiqte vëmendjen e shteteve e ndonjë fuqie të madhe, apo më shumë syresh të cilat mund të paraqiten edhe si mbrojtëse të interesave të saj. Këto, përpos aspiratave territoriale ndaj Shqipërisë, ishin arsye të tjera, të forta, që i cytnin Greqinë dhe Jugosllavinë të angazhoheshin kundër çfarëdo forme të ekzistimit të këtij vendi. Nga ana tjetër , Italia përshkruhej si shtet politika e të cilit në mënyrë të veçante ishte çdo herë e orientuar nga Shqipëria. Gjithashtu, bëhej me dije për rrezikun nga komunizmi rus i cili me permanencë orvatej të gjeje ndonjë dalje strategjike në Adriatik. Por, mbi të gjitha, në këto elaborate të eksperteve britanike theksohej së “dëshira e shqiptareve është integruese, pra për një shtet etnik, përkundër dallimeve dezintegruese që janë prezente në mesin e tyre”, me ç’rast apostrofohej veçanërisht religjioni si faktor dezintegruese.

4.) Nga fundi i vitit 1943 në Shqipëri arrijnë tre oficerë të BLO-se (Oficerë Britanik të Ndërlidhjes). Këta ishin majori Billi Meklin, kapiteni Dejvid Samjlli dhe togeri Gari Daf. gjatë të njëjtit vit dhe gjatë vitit 1944, numri i oficerëve të ndërlidhjes shtohej në vazhdimësi. Madje, njëri ndër këta oficerë , i cili në Shqipëri do të arrijë më vonë, Regjinald Hibert, në ditarin e tij të cilin më vonë e shfrytëzoi për botimin e librit të tij “Fitorja e hidhur”, në të cilin lidhur me çështjen e Kosovës mes të tjerash shkruan: “Askush nga pala britanike në atë kohë nuk duket të ketë qenë i ndjeshëm për natyrën me thepa të çështjes së Kosovës, madje as ta ketë vështruar si një çështje që duhej marrë parasysh. Në fakt, gjatë luftës ajo do të provohej së do të ishte një çështje themelore, ndërsa ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë, një pengesë e madhe për të rezistencën e efektshme kundër gjermaneve, dhe një truall diplomatik i paqëndrueshëm për të gjithë të jashtmit që u përpoqën të luajnë një lojë atje. Në vitet e para të luftës u nënvleftësua nacionalizmi shqiptar dhe domethënia e tij në raport me Jugosllavinë”. I njëjti, në lidhje me ndjenjat dhe disponimin e shqiptarëve, e në veçanti në lidhje me komunistët, shkruan: “… Brenda Shqipërisë, madje edhe PK-së, të cilën shumica e shqiptarëve jo komunistëve e shihnin si dorë të fshehure të sllavëve, e cila edhe është krijuar me ndihmën e Jugosllavisë, ushqenin shpresën së parimi i vetëvendosjes do të respektohej nga partitë komuniste të Ballkanit dhe se atëherë Kosova do të bashkohet përgjithnjë me Shqipërinë, dhe së të gjithë shqiptarët me në fund do të bashkohen… PKSH e pa veten të detyruar që me 1943 dhe 1944 të pranoje që parimi i vetëvendosjes nuk do të zbatohej në Kosove dhe në zonën e Dibrës”.

Siç raportonin oficerët britanike, në fillim të gushtit (1 dhe 2 gusht të vitit 1943) në Mukje u mbajt një mbledhje shumë me rëndësi dhe, siç flasin edhe dokumentet. Në këtë mbledhje krerët shqiptarë kanë të rënë dakord që të formohej një komitet për shpëtimin e Shqipërisë në të cilin Nacional Çlirimtarja dhe Balli Kombëtar do të përfaqësoheshin së bashku. Përfaqësuesit e Nacional Çlirimtares u pajtuan gati plotësisht me propozimin e Ballit Kombëtar së duhet bërë një luftë për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë etnike, por evidentohej së Nacional Çlirimtarja kishte një propozim që, natyrisht pas përfundimit të luftës, të organizohej plebishiti për Kosovën. Por, sikur u pa më vonë, për një vendim të tillë NÇ-ja u qortua rreptë nga ana e komunistëve jugosllavë dhe së shpejti Komiteti qendror i PKSH-së hodhi poshtë këtë vendim që doli nga ajo e cila më vonë njihej me emrin Marrëveshja e Mukjes, e madje u urdhërua që të ndërpritet çdo bashkëpunim me Ballin Kombëtar. Oficerët britanikë 8 gushtin e konsideronin si datë të fillimit të luftës qytetare të Shqipërisë, pra luftës ndërmjet shqiptarëve komuniste dhe atyre nacionalistë, apo, siç e shprehnin ata edhe ndryshe, ndërmjet jugut dhe veriut. Oficerët në fjale përpos ndërlidhjes që bënin ndërmjet forcave të cilat luftonin kundër okupatorit dhe shtabit aleat, gjegjësisht Ministria e Luftës e Britanisë së Madhe, filluan të interesoheshin edhe për kufijtë brenda të cilëve gjendej Shqipëria. Këta, pra oficerët britanik, zakonisht, ankoheshin për mungesë të hartave dhe të statistikës lidhur me të dhënat që kishin të bënin me banorët të “territoreve të aneksuara”- siç i quanin ata, këto toka shqiptare. Në bazë të të dhënave që u ishin ofruar, ata kishin hartuar ca harta që do t’u hynin në shërbim gjatë punë së tyre. Sipas atyre hartave, numri i banorëve në ato territore sillej diku prej 500. 000 deri në 1.000.000 banorë. Porse, gjithsesi, e kishin parasysh se edhe me këtë rast një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve kishte ngelur edhe jashtë kufijve që ishin formuar gjatë luftës. Me këtë oficerët kishin parasysh territorin e Shkupit, Kumanovës, Preshevës, Bujanocit, territore këto që i mbante nën okupim Bullgaria.

Në arkivin e Ministrisë Britanike të Luftës, në Londër, ruhet e përkthyer në tërësi vepra e Hamit Kokalarit “History of Kosova”, e cila në shqip që botuar nen titullin “Kosova djep i shqiptarizmit” si “antiteze e suksesshme e asaj të armiqve të shqiptarëve: “Kosova djep i serbizmit”, në të cilën në mënyrë të denjë dhe të drejtë bëhet fjalë për kufijtë etnik të Shqipërisë. Më 1941 ndarja e kufijve të Shqipërisë u bë ashtu që kësaj iu shtuan disa rrethe (Baseni i Drinit të Zi, nga Dibra deri në Liqenin e Ohrit, ku përfshihej edhe Struga, Lugina e Epërme e Vardarit e deri te Tetova si dhe, Rrafshi i Dukagjinit me hapësirën në Lindje të Prishtinës deri në Vrajë; pastaj, afërsisht, pjesa, deri në veri të Vushtrrisë si dhe regjioni i Plavës dhe Gucisë; një pjese jo aq e madhe e Fushës së Podgoricës dhe regjioni i Ulqinit me pjesën e Adriatikut). Ky revizionim i kufijve, të thuash i kënaqi kërkesat e shqiptareve, pra ato kërkesa të cilat këta i kishin parashtruar që më 1919, përveç disave që kishin të bënin me pjesën veriore të liqenit të Shkodrës dhe liqenit të Ohrit me rrethinë. Kjo gjithashtu bëri një drejtësi të përafërte nga aspekti etnik, përpos asaj shtrirjes të Shqipërisë në verilindje të vijës Prishtine-Shkup e cila ndoshta nuk kënaqi në këtë drejtim.

Sipas raporteve të oficerëve britanikë, në pjesët veriore të Shqipërisë dominonin nacionalistët, andaj dhe lëvizjet komuniste dhe prokomuniste nuk kishin ndonjë sukses të hutueshëm, siç kishin në pjesët jugore të vendit. Meklin dhe Emeri (ky i fundit autor i librit “Bijtë e Shqipes”) u dërguan pikërisht në veri të Shqipërisë, me qëllim që t’i nxitnin krerët nacionalist dhe bajraktarët që të angazhoheshin në lufte kundër okupatorit. Në një raport të hartuar nga Dejvid Smajlli bëhej me dije për shtimin e rezistencës që ishte bërë në Shqipëri gjatë vitit 1943 gjë që paraqitej sukses i drejtpërdrejtë i formimit të LNÇ-së në Konferencën e Pezës një vit më parë (1942), si dhe formimit të Ballit Kombëtar i cili si moto të veten kishte parullën:”Shqipërinë -shqiptarëve”, si dhe paraqitej hyrja e gjermanëve në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë. Gjithashtu. paraqitej edhe largimi i nacionalistëve nga Këshilli i LNC-se me ç‘rast përjashtim bënin Abas Kupi, Myslim Peza dhe Babë Faja. Por më vonë largohet edhe Abas Kupi i cili në vjeshtë të vitit 1943 formon partinë zogiste, si dhe vendimi i LNÇ-së që vjen në pah pas tetorit të vitit 1943, me të cilin parashihej eliminimi i Ballit Kombëtar.

5.) Në takimet që kishte pasur me vonë Xhulien Emeri me Abas Kupin për ta bindur këtë që të luftojë kundër gjermanëve, Kupi, përveç kërkesave të tjera që i kishte parashtruar, ishte edhe ajo që Shqipëria të përfshihej në Kombet e Bashkuara dhe të sigurohej vetëvendosja për Kosovën dhe territoret e jugut të cilat mund t’i pretendonte Greqia. Në lidhje me mosplotësimin e kërkesave të Kupit, sipas dokumenteve, britanikët kishin drojë së udhëheqësi i Partisë Zogiste të Shqipërisë mund të ecte rrugës së Drazha Mihajloviqit. Kërkesa të ngjashme kishte edhe Balli Kombëtar.

Gjatë vitit 1943, britanikët filluan t’i qasen më me seriozitet çështjes së Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare që i qenë bashkangjitur Shqipërisë. Por, duke pasur parasysh gjendjen përgjithshme dhe aspiratat e popullit shqiptar, ata kishin bëre një hartë të cilën ia dërguan Ministrisë së Luftës në Londër. Pothuaj në çdo dokument Kosova dhe Dibra (me të cilin emër përfshiheshin territoret shqiptare të Maqedonisë) paraqiten si territore të banuara në mënyrë dominante me shqiptarë dhe së kufijtë prezentë pak a shumë janë në raport me kufijtë etnik. Sipas britanikëve, e tërë ajo që mund të thuhej në lidhje me këta kufij është element i fortë etnografik dhe përcaktim po ashtu i fortë i shqiptarëve, jo vetëm për të ushtruar influencë brenda këtyre kufijve, por edhe për t’i mbrojtur tokat.

Çështja e Kosovës ishte e rëndësisë vitale për shqiptarët si nga pikëpamja etnografike por edhe ajo ekonomike, kështu që pas kolapsit italian Shqipërisë iu desh të orientohej nga Kosova për furnizim me drithëra. Duke pasur shumë fakte parasysh, edhe gjermanët njohën kufijtë e mëparshëm. Andaj, ishte fare e qartë së çështja e këtyre territoreve ishte e një ndjesie të jashtëzakonshme dhe kërkonte që vendimet për to të merreshin para së të vinte koha e konferencës së paqes, atëherë, siç ndodhte rëndom, formohej komisioni i kufijve apo edhe caktohej plebishiti. Oficerët britanikë shënonin së palët (shqiptarët dhe jugosllavët) janë thellësisht të interesuar për këto territore dhe se është plotësisht e mundur që të dyja palët të marrin vendime në vete ose veprime të përcjella me force, ose me modus vivendi. Sidoqoftë, oficerët e misionit ushtarak britanik ishin të pajtimit se territoret në fjalë, në situatën e tanishme, gjithsesi duheshin të administroheshin nga shqiptarët dhe se do të ishte jopraktike dhe pune jo e mençur që të mënjanohet administrata shqiptare dhe në vend të saj të substituohet ajo jugosllave”. Kështu mendohej gjatë gjithë vitit 1944, edhe pse kufijtë e shtetit shqiptar me fqinjët, siç ishin Mali i Zi, Serbia e Bullgaria, ishin të paqarte për arsye se forcat e ndryshme kalonin në territoret e njëra-tjetrës dhe vendosnin pushtet të përkohshëm. Por, për t’u ikur komplikimeve me autoritetet shqiptare, mendohej së Shqipëria duhet të përfshijë edhe Kosovën brenda saj, por natyrisht pa bërë prejuridikime të vetëvendosjes së kufijve para Konferencës së Paqes.

6.) Gjatë vitit 1944 shënohet një dendësi në marrëdhëniet e partizaneve shqiptar dhe të atyre jugosllavë, apo, më saktë, në mes të Enver Hoxhës dhe të Titos – siç thonë misionaret anglezë. Nga ana tjetër vërehej një ftohje evidente ndërmjet Nacional Çlirimtares dhe misionit ushtarak britanik dhe atij amerikan i cili sapo kishte arritur në Shqipëri. Britanikët lajmëronin së një mision ushtarak jugosllav i përbërë nga 6 anëtarë dhe i kryesuar nga Velimir Stojniq ishte infiltruar në Shqipëri me 29 gusht 1944. Kjo i shtyri britanikët që më seriozitet t’u qasen marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave të asaj periudhe. Në raport të tyre, në mënyrë kronologjike, duke filluar nga viti 1941 u vunë në pah sulmet e pareshtura të serbëve dhe të malazezëve në kufirin verior të Shqipërisë, duke apostrofuar këtu sulmet e dimrit të vitit 1941 që ishin në kufi me Serbinë, gjegjësisht rreth Serbisë, Novi Pazarit dhe Sjenicë. Në janar të vitit 1943 çetnikët e Gjurishiqit dhe Mihajloviqit invaduan në Kosovë duke shkatërruar fshatra dhe duke masakruar popullatën e rrethit të Bijorit dhe të Rozhajës. Shifrat që mbështeten në të dhënat e burimeve shqiptare tregojnë për 4626 të vrarë e të plagosur dhe se gra dhe vajza të përdhunuara. Bëhej e ditur së italianët, duke mos intervenuar, ushqenin edhe më shumë ndjenjën anti italiane tek shqiptarët .

Veprimet e partizanëve të Ballkanit që ishin bërë në fillim të luftës, në Moskë u cilësuan si tejet nacionale, kështu që, së andejmi, arriti një direktivë për të gjitha partitë komuniste të këtij gadishulli në jug të Evropës, që t’i shtypin ndjenjat nacionaliste, veçanërisht brenda radhëve të tyre. Sipas britanikëve, kjo ndikoi që në Pezë, në shtator të vitit 1942, të bëhej ndërlidhja e dendur e marrëdhënieve ndërmjet partive komuniste të Shqipërisë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Pas kësaj ngjarjeje, në Kosovë gjatë vitit 1943 u formua një organizatë komuniste e cila i jepte llogari Titos, qëllimi i së cilës duket se ishte t’i shtypte ndjenjat anti serbe te shqiptarët e këtushëm të cilët përbënin shumicën absolute në regjion. Në janar të vitit 1944 në Kolgecaj u mbajt një kongres në të cilin morën pjesë 52 delegatë, duke përfshirë këtu edhe serbët dhe malazezët si dhe dy deputetë të ish-parlamentit jugosllav.

 

7.) Marrëdhëniet ndërmjet Enver Hoxhës dhe Titos gjatë vitit 1944 morën formën e qartë. Gjatë po këtij viti, Kosova e okupuar nga gjermanët, sulmohej nga të gjitha anët. Është e rëndësishme të theksohet së partizanët e Titos e sulmonin Kosovën në e bashkëveprim me çetnikët, siç ishte rasti i sulmeve në rrethinën e Gjilanit. Theksohej së lufta që bënin partizanët jugosllavë dhe çetnikët ishte e motivuar thjeshtë nga qëllimet nacionaliste. Megjithatë, partizanët shqiptarë i besonin komunikatës së Titos, të shpallur me 4 dhjetor të vitit 1943, kur ai kishte deklaruar se: “E ardhmja e Kosovës do të vendoset me plebishit dhe kufijtë e Shqipërisë do rregullohen në favor të Shqipërisë”.

Ardhja e misionit ushtarak sovjetik në Shqipëri edhe më shumë i ftohi shpresat e britanikëve për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Britanisë së i Madhe dhe Shqipërisë. Ambasada e

Mbretërisë së Greqisë në Londër, në një telegram të adresuar të Foreign Office, njofton mbi arritjen e ndihmave në Shqipëri nga BRSS-ja dhe Jugosllavia. Sipas grekëve ndihmat që arritën në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Librazhd ishin ndihma në grurë, misër dhe armatim të kalibrave të ndryshëm.

Gjatë fillimit të vitit 1945 brigadieri Hoxhson raportonte së kishte mjaft indikacione që administrata prezente e Shqipërisë ishte e gatshme t’i bashkohej federatës jugosllave dhe se bëheshin plane për fillimin e mësimit të gjuhës serbokroate nëpër shkollat e Shqipërisë, duke madhëruar personalitetin e Titos. Por, vihej re edhe ajo se shumica e shqiptareve do të ishin kundër një federate të tillë dhe se për këtë çështje do të këtë opozite edhe brenda FNÇ-së, sidomos në pjesët veriore të Shqipërisë ku droja nga sllavet ishte më e shprehur. Intervista e Enver Hoxhës dhënë ”Borbë” së Beogradit me 21 prill të vitit 1945 i sqaron të thuash të gjitha enigmat në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Në një telegram tjetër të dërguar në korrik nga Beogradi në Foreign Office, shkurtimisht ipet përgjigjja e dr. Ivan e Subashiqit në pyetjen e një oficeri britanik në lidhje me federatën shqiptaro-jugosllave. Subashiqi ishte përgjigjur së ende, në disa qarqe të brendshme të të dy partive komuniste qarkullon një skemë e tillë dhe se ishin duke u zhvilluar disa bisedime të rëndësisë minore, që kishin të bënin me tokat e mbetura në të dy anët e kufirit.

Ne një telegram tjetër që mban datën 9 mars 1945, ipet biseda e brigadierit Hoxhson me Omer Nishanin, i cili mbante pozitën e Ministrit të Jashtëm në administratën e Enver Hoxhës dhe i cili kishte deklaruar së Shqipëria nuk e ka mendjen t’i bashkëngjitet federatës me Jugosllavinë, por, sipas Nishanit, një federate ballkanike do të ishte e mirëseardhur për shqiptarët. Ideja për federatën shqiptaro-jugosllave dhe ajo ballkanike nuk u realizua për shumë arsye. Idetë e tilla mbetën vetëm një nisiativë dhe si plane të parealizuara. Ndërsa, sa i përket çështjes së kufijve veriore të Shqipërisë, kjo çështje për fatin e keq të shqiptarëve as që u trajtua në Konferencën e Paqes e cila u organizua pas mbarimit të luftës në Paris. Madje, qeveritaret komunistë shqiptarë u ballafaquan edhe me problemin e pjesëmarrjes në këtë konferencë./InLajmi

Tags: Britania e MadheDaut DautiHaqif MulliqiMreti ZogShqiptaret
Postimi i mëparshëm

Çfarë ka ndodhë mes Ledrit dhe Faton Shoshit?

Postimi tjetër

Tri mënyrat e shkrirjes së pulës para gatimit

Të ngjajshme Postime

Gajret Hashim!
Editorial & Opinion

Gajret Hashim!

18 March 2025
Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Editorial & Opinion

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13 March 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 3 shtator ndër vite

3 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?!

28 July 2023
Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë
Editorial & Opinion

Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë

13 June 2023
Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq vetëm te Albin Zajednica kam parë!
Editorial & Opinion

Epoka e UÇK-së para gjyqit!

9 April 2023
Postimi tjetër
Tri mënyrat e shkrirjes së pulës para gatimit

Tri mënyrat e shkrirjes së pulës para gatimit

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 2 korrik ndër vite?

2 July 2025
Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

2 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

1 July 2025
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

1 July 2025
Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu