Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka folur pas takimit të mbajtur sot me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Para mediave, ai tha se takimi ishte konstruktiv, dhe se në takim u diskutuar mbarëvajtja e procesit zgjedhor.
Ai tha se me Mustafën janë pajtuar që takohen një orë pas certifikimit të zgjedhjeve.
“Patëm një takim konstruktiv. Me ç’rast në të njëjtën kohë kishim edhe takimin e grupeve punuese. Në këtë takim ne diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. U morëm vesh që një orë pas certfikimit të rezultatit, të takohemi që marrëveshja të bëhet pas 3-4 ditësh”, tha Kurti.
Ai tha se program qeverisës deri tash i ka 26 faqe tekst, shkruan lajmi.net.
“Ndërkohë ne do të vazhdojmë takimet për harmonizimin e programit qeverisës që deri tash i ka 26 faqe tekst, e që kemi dëshmuar një kulturë të re qeverisës. Ne u dakorduam për një tempo të re”, tha ai