Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se është takuar me Kolonelin Chad Daniels dhe ekipin e tij nga Elementi Mbështetës Kombëtar i ShBA-së në kuadër të KFOR-it.
Haradinaj ka shkruar se pranimi i flamurit amerikan është një nder dhe privilegj, po ashtu ka thënë se populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës popullit amerikan për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi./InLajmi/