Edhe pse afrohet fundi i gjysmë vjetorit të parë, në shumë shkolla akoma mungojnë librat.
Nxënësit detyrohen që të mësojnë nga tekste të fotokopjuara. E për gjendjen e krijuar me mungesën e librave, ministri i arsimit Arbër Ademi kërkon mirëkuptim.
Ai premton se problemi me mungesën e librave do të zgjidhet javën që vjen. Ademi tha se në vijim e sipër janë procedurat ankuese tek shtëpitë botuese që duhet ti distribuojnë librat të cilat mungojnë.
“Besoj se deri në javën e ardhshme kjo përfundon, që librat të botohen dhe ata të distribuohen, përcjell Bota Sot.
Se nuk nënkupton vetëm këtë vit të sigurojmë tekste shkollore, mirëpo ato tekste shkollore na shërbejnë edhe për vitin e ardhshëm, për dy vite më pastaj, për arsye se afati i përdorimit të tyre është maksimum pesë vite”, tha Ademi.