Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, mori pjesë në Kongresin e parë për trajtim të hershëm të infarkit të miokardit, me moton “ Koha shpëton jetë”.
Sejdiu tha se të arriturat e kardiologjisë invnazive në rrugëtimin e bërë ndër vite kishin shumë vështirësi dhe sfida po ashtu pengesat detyruan që koronarografinë e parë të kryhet në sektorin privat, edhe pse ekipin mjekësor ishte i gatshëm e trajnuar në Tuzëll.
“Në Kongresin e parë për trajtim të hershëm të infarkit të miokardit, me moton “ Koha shpëton jetë” tregova vështirësitë, sfidat dhe të arriturat e kardiologjisë invnazive në rrugëtimin e bërë ndër vite.
Rikujtova pengesat që patëm dhe se ishim të detyruar që koronarografinë e parë të kryenim në sektorin privat, edhe pse kishim të gatshëm ekipin e trajnuar në Tuzëll”, tha ai.
“Përkundër vështirësive, nuk ndaluam përpjekjet tona dhe në vitin 2010 vendosem stentin e parë në QKUK. Tashmë, sukseset janë evidente, me punë dhe përkushtim të mjekëve dhe stafit të infermierëve kemi arritur që këtë shërbim ta bëjnë 24 orësh dhe po ashtu, të reagojmë në dy orët e para tek rastet e infarktit të miokardit, theksoi Sejdiu.
Shërbimet mjekësore prej vitit në rritë kanë pësuar rritje po ashtu edhe infenstimet infrastruturore janë bërë si dhe është në plan funksionalizimi sallës së kardiologjisë invazive në Spitalin e Prizrenit.
“Statistikat e punës tregojnë për rritje të shërbimeve, derisa vitin e kaluar kishte 2500 procedura invazive, këtë vit ky numë është rritur në 3500 sosh.
Klinika tani ka 2 salla për intervenime invazive, kemi rritur numrin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në këtë shërbim dhe presim që të ketë rritje të mëtejme të vëllimit të punës.
Në planin tonë të punës, presim që vitin që vjen të funksionalizojmë edhe sallën e kardiologjisë invazive në Spitalin e Prizrenit”, përfundoi ai. /InLajmi