Presidenti i Kosovë, Hashim Thaci, ka njoftuar se sot ka dekoruar me Medalje Presidenciale, Ismail Sejdiun dhe Isak Shabanin, dy prej bashkëveprimtarëve të hershëm të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, të cilët e kanë themeluar grupin e parë ushtarak në fshatrat e Prishtinës dhe Podujevës.
Ai ka thënë se së bashku Zahiri, Ismaili, Isaku dhe bashkëpuntorët e tyre, në vitin 1993 kishin organizuar dhe bartur barrën e zgjerimit të aktiviteteve kundër ushtrisë serbe në rajonin e Gollakut e Llapit./InLajmi/