Mimoza Kusari-Lila që ka siguruar ulëse në Kuvend nën listën e Vetëvendosjes, ka thënë se nuk është ftuar në negociatat mes kësaj partie dhe LDK-së për formimin e qeverisë.
“Nuk jam pjesë e ekipit, nuk jam ftuar të jem pjesë e ekipit. Për ato pika që i kemi biseduar me Albinin (Kurti – kryetar i VV-së), paraprakisht, besoj që është ajo pjesë e njëjtë e bashkëpunimit me LDK-në. Kam qenë edhe mbështetëse e atij programi që e ka prezantuar VV”, ka thënë Kusari-Lila në Rubikon të KTV
Sipas Kusari-Lilës, në LDK ka pasur ndryshime pozitive.
“LDK ka pasur pak ndryshime, ka pasur bartëse tjetër të listës, e cila është më mirë, po ashtu ka pasur edhe inkuadrim të kuadrove të reja, frymë e re, e cila do të mbizotëroj edhe në qeverinë e ardhshme të Kosovës”, ka thënë Kusari Lila.