Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerrini.
Haradinaj tha se “Italia ka dhënë një kontribut të çmuar për lirinë dhe shtet krijimin e Kosovës” a
“I ofroi Guerrinit ndihmën e FSK-së për vërshimet e fundit në Itali”,theksoi ai.
Postimi i tij i plotë:
Si vend mik dhe anëtare e NATO-s, Italia ka dhënë një kontribut të çmuar për lirinë dhe shtet krijimin e Kosovës, dhe mbetet një ndër aleatët më të fuqishëm dhe partner në rrugën tonë euro-atlantike. Me Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerrini, u pajtuam për intensifikim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona, sidomos në fushën e sigurisë, si dhe bashkëbiseduam për situatën e qëndrueshme të sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, me fokus konsolidimin e strukturave tona të sigurisë, konform me politikat e aleatëve tanë perëndimor dhe sipas standardeve të NATO-s. Ministrit Guerrini i ofrova ndihmën e FSK-së për vërshimet e fundit në Itali. /InLajmi