Nuk raportohet për të lënduar
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë të Shqipërisë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është futur brenda një dyqani rrobash.
Raportohet se nga ky aksident nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Si pasojë e humbjes së kontrollit shoferi ka devijuar nga rruga edhe është përplasur me xhamin e butikut, duke shkaktuar thyerjen e tij, transmeton Ora News.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.