Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me me delgacionin e Partisë Egjiptiane IRDK i kryesuar nga Elbert Krasniqi.
Gjatë takimit është biseduar rreth situatës politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e fundit që qytetarët e votuan Vetëvendosjen si subjektin e parë në vend, përveq diskutimeve po ashtu, Deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi i është bashkuar Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Prej këtij takimi është vendosur të merret iniciativa që të dy subjektet të trajtojnë sfidat me të cilat komuniteti egjiptas ballafaqohet dhe të propozohen masat për qeverinë e ardhshme Kurti, në mënyrë që pozita e këtij komuniteti të përmirësohet sa më shumë.
“Po ashtu u bisedua për gjendjen në të cilën ndodhet komuniteti egjiptas. Duke parë si parësore bashkëpunimin e ngushtë ne u dakorduam që deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, z. Elbert Krasniqi, të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në legjislaturën e shtatë”, njofton LVV./InLajmi/