Në stadiumin “Fadil Vokrri” ishin prezent rreth 1 mijë tifozë anglezë, që kishin ardhur për të përcjellur ndeshjen Kosovë – Angli.
Në një video, dëgjohen tifozët e Anglisë duke kënduar në kor “Serbët janë bastardë kudo që shkojnë”.
Tifozët e “tre luanëve” edhe para ndeshjes kishin bërë thirrje ofenduese kundër Serbisë.
Ndryshe, të gjithë ata kanë lavdëruar mikpritjen e kosovarëve duke mbetur të mahnitur, shkruan Indeksonline.
Kosova humbi ndeshjen 0-4, megjithatë në gjithë botën u përçua një imazh i jashtëzakonshëm për vendin tonë.
E marrë nga Indeks online: (video)