Gjatë ditës, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka vizituar Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Kjo është bërë e ditur nga Lidhja Demokratike e Kosovës të cilët kanë thënë se Kryetari Mustafa e ka njoftuar Ambasadorin Kosnett lidhur me rrjedhën e diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket cështjeve programore.
Po ashtu ishte diskutuar edhe për harmonizmin e arritur der tani në fushën e sundimit të ligjit, ekonomisë, cështjeve sociale, arsimit e shëndetësisë.
“Kryetari Mustafa shprehi interesimin e LDK-së që Kosova sa më shpejt të ketë institucione funksionale që dalin nga kërkesat e qytetarëve për ndryshim, të shprehura qartë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai poashtu falenderoi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar Kosova”, shkruan LDK./InLajmi/
