Një grua ka paditur Shërbimin Shtetëror Shëndetësor në Londër pasi nuk i kishin zbuluar se babai i saj ishte i diagnostikuar me sëmundjen e Huntington para se ajo të bëhej me fëmijë.
Ajo e kuptoi se bartte gjenin për çrregullimin degjenerues dhe të pashërueshëm të trurit pasi lindi vajza e saj.
Gruaja më pas zbuloi që ajo gjithashtu mbante gjenin e dëmtuar, domethënë vajza e saj ka gjasa 50% për ta pasur atë.
NHS tha se kjo çështje ngriti debat rreth detyrimeve të institucionit dhe çështjeve të konfidencialitetit, shkruan Klan Kosova.
Paditësja njihet si ABC për të mbrojtur identitetin e vajzës së saj, e cila tani është nëntë vjeçare.