18 Nëntori është dita e 322-të e kalendarit gregorian (dita e 323-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 43 ditë.
Ngjarje
326 – Në Romë, përurohet bazilika e vjetër e Shën Pjetrit e ngritur (në sheshin ku dikur ndodhej cirku i Neronit) në periudhën e perandorit Konstandin i madh. Emri “Bazilikë e vjetër”, filloi të përdorej për t’a dalluar atë nga bazilika e tanishme, ndërtimi i së cilës filloi (mbi të vjetrën) më 1506 dhe përfundoi më 18 nëntor 1626. Bazilika e tanishme e Shën Pjetrit në Vatikan është kryevepër e arkitekturës së periudhës së Rilindjes italiane dhe mbetet një nga kishat më të mëdha në botë. Sipas traditës katolike, ajo është ngritur mbi varrin e Shën Pjetrit, një nga 12 apostujt e Jezusit – Shën Pjetri konsiderohet si Peshkopi i parë i Romës, ose Papa i parë i Kishës Katolike. Tradita dhe disa prova historike thonë se varri i Shën Pjetrit ndodhet pikërisht nën altarin e Bazilikës. Për këtë arsye, shumë Papë janë varrosur në bazilikën e Shën Pjetrit që prej periudhës së hershme të krishterë.
1647 – Lindi filozofi francez Pierre Bayle – i njohur si shkrimtar dhe autor i Fjalorit historik dhe kritik enciklopedik, publikuar në fillim të vitit 1695. Bayle ishte protestan i vetëshpallur dhe mbrojtës i një ndarjeje midis sferave të besimit dhe arsyes, mbi bazën se të qenit e Perëndisë është e pakonceptueshme për njeriun. Si një paraardhës i enciklopedistëve dhe mbrojtës i parimit të tolerancës mes besimeve fetare, veprat e tij ndikuan më pas në zhvillimin e Iluminizmit. Pierre Bayle ka qenë një nga autorët më të preferuar të Faik Konicës; fjalorët e tij enciklopedikë zinin vendin kryesor në bibliotekën e Konicës, edhe ky i njohur si enciklopedist më vete ose “enciklopedi lëvizëse”.
1926 – Shkrimtari George Bernard Shaw refuzon të pranojë paratë për Çmimin Nobel që kishte fituar, duke thënë: “Unë mund t’a fal Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t’i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin Nobel”. Çmimi Nobel u themelua në vitin 1895 nga kimisti suedez Alfred Nobel (1833- 1896), autor i rreth 350 shpikjeve, por më i famshëm për shpikjen e dinamitit. Në vitin 1888, Alfred Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull “Vdiq tregtari i vdekjes”, në një gazetë franceze. Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i pakënaqur me përmbajtjen e shkrimit dhe i shqetësuar se si do t’a kujtonin kur të vdiste, vendosi të ndryshonte testamentin. Nobel ishte i interesuar personalisht për fiziologjine ose mjekesinë eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej – krahas çmimeve për arritjet në Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe – edhe një çmim për Mjekësi. (Çmimi për Ekonomi u krijua vonë, më 1969, nga Akademia Suedeze e Shkencave për nder të Alfred Nobelit – dhe quhet Çmim Nobel, edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me 5 çmimet e tjera Nobel).

1940 – Lufta e Dytë Botërore : Udhëheqësi gjerman Adolf Hitleri dhe ministri i Jashtëm Italian Galeaco Ciano takohen për të diskutuar rreth dështimit katastrofik të Benito Musolinit në përpjekjen për të pushtuar Greqinë (ngjarje e njohur si lufta italo – greke, për pikënisje të së cilës Musolini zgjodhi territorin e Shqipërisë që e kishte pushtuar më 7 prill 1939)
1961 – Presidenti amerikan John F. Kennedy dërgon 18-mijë këshilltarë ushtarakë në Vietnamin e jugut.
1978 – Në Jonestown të Guyanës, udhëheqësi i Kultit të Tempullit, Jim Jones organizon një vetëvrasje masive që mori jetën e 918 pasuesve mes të cilëve 270 fëmijë.
1988 – Lufta kundër Drogës: Presidenti amerikan Ronald Reagan nënshkruan ligjin që lejon dënimin me vdekje për trafikantët e drogës.
1307 – Sipas legjendës William Tell e gjuan mollën mbi kokën e birit të tij.
1493 – Christopher Columbus për herë të parë arrin në tokën e quajtur tani Puerto Riko.
1918 – Letonia shpall pavarësinë nga BRSS.
1926 – George Bernard Shaw refuzoi të pranojë paratë për Çmimin e tij Nobel duke thënë : “Mund t’ia falë Alfred Nobelit për zbulimin e dinamitit, por vetëm një shpirt i keq në formën e njeriut mund ta ketë zbuluar Çmimin Nobel.”
1928 – U paraqit filmi i shkutër i animuar Steamboat Willie. Filmi i parë i animuar me zë nën udhëheqje të kompanive Walt Disney dhe Ub Iwerks. Në këtë film paraqiten personazhet e njohura Mickey dhe Minnie Mouse. Kjo datë gjithashtu llogaritet nga korporata Disney si ditëlindja e Mickey Mousit.
1982 – Boksieri 21 vjeçar Duk Koo Kim vdes pa pritur nga lëndimet në kokë gjatë rundit të 14-të në takimin me boksierin amerikan Ray Mancini në Las Vegas duke qenë shkak i reformave në sportin e boksit.
1991 – Beteja e Vukovarit.
Lindje
1975 – Altin Lala, futbollist shqiptar
1966 – Jorge Camacho, shkrimtar spanjoll
1968 – Owen Wilson, aktor amerikan
1969 – Sam Cassell, basketbollist amerikan
1978 – Damien Johnson, futbollist irlandez
1982 – Akeno Watanabe, dublues japonez
Vdekje
1886 – Chester A. Arthur, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1922 – Marcel Proust, letrar francez
1941 – Walther Hermann Nernst, kimist dhe fizikant gjerman
1962 – Niels Bohr, kimist dhe fizikant danez
1977 – Kurt von Schuschnigg, politikan austriak në periudhën 1934-1938.