Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare.
“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë. HTH”, ka shkruar Thaçi./InLajmi/