Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore në vend janë ngritur gjithsej 74 aktakuza kundër 93 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa me urdhër të Prokurorit janë ndaluar shtatë persona për 48 orë si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi për veprën penale ‘Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.