Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, ka treguar për futbollistin e saj të preferuar pas ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë.
Çitaku, e ka përcjellur nga afër ndeshjen në të cilën Kosova u mposht me humbje 0 me 4 nga anglezët, ajo e ka vlerësuar më së shumti paraqitjen e mbrojtësit të majtë të kombëtares, Benjamin Kololli.
Përmes faqes zyrtare të rrjetit social Twitter shfaqi pëlqimin për lojën e treguar nga Benjamin Kololli, teksa fotos së postuar të futbollistit të Zurichut, ia bashkëngjiti edhe përshkrimin:
“Ai luajti me zemër dhe e fitoi zemrën time”.
He played with heart & won my heart #Kololli #Kosovo