Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka përfunduar në spital pasditen e djeshme për shkak të problemeve kardiovaskulare.
Sipas mediave serbe, ai u pranua në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA) në Beograd.
Ky informacion u njoftua për publikun nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit, transmeton Klan Kosova.
Asnjë detaj tjetër nuk është bërë i ditur.