Me këngë patriotike e mall për atdheun ushtarët e UÇK-së do ta festonin çdo triumf në betejat me forcat serbe.
Ishte muaji maj i 1998-tës kur Bashkim Ndrecaj iu kishte bashkuar forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndonëse për këtë nuk i kishte treguar as familjes, Ndrecaj tha se armatosja e tij dhe veshja me uniformën e UÇK-së, për të ishte emocion që s’do ta përjetonte më kurrë.
Duke e nisur si ushtar, Ndrecaj do të përfundonte në Njësinë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Nga ky moment, për Ndrecajn do të ndryshonte komplet kahja e jetës së tij.
Ai do të bëhej pjesë aktive e aksioneve të njëpasnjëshme të UÇK-së kundër forcave paramilitare serbe.
Ndonëse në luftë, për Ndrecajn dhe bashkëluftëtarët e tij nuk do të mungonin as momentet e gëzimit dhe festës.
Hashim Thaçi, Azem Syla e Bislim Zyrapi janë vetëm disa nga emrat e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, për sigurinë e të cilëve ishte përkujdesur Ndrecaj.
Tërheqja e kufomave të Kumanovës është njëri ndër momentet që Ndrecaj e kujton më së shumti.
I gjithë aksioni, ishte zhvilluar jo më larg se 150 metra nga post blloku i forcave serbe.
20 vite pas luftës, Bashkim Ndrecaj u ftua nga Prokurorët e Speciales në Hagë, për të dhënë intervistën në cilësinë e të dyshuarit.
Ai thotë se është shumë e rëndë, që pas gjithë kësaj periudhe të kontributit në çlirimin e vendit, të quhet kriminel lufte nga dikush.
Nga Specialja u ftua edhe Remzi Shala, bashkëluftëtari Ndrecajt që në kohën e luftës mbante nofkën “molla e kuqe”.
Për Remziun, Ndrecaj fjalë të mira, si një burrë trim dhe i ndershëm
Betejat e Bashkimit e mijëra ushtarëve të UÇK-së, ia sollën Kosovës lirinë e kërkuar me shekuj, shkruan lajmi.net.
Lirinë për të cilën këngët e vallet nuk ndalen as sot e kësaj dite.
Rrëfim ekskluziv nga ish-ushtari i UÇK-së për të bëmat e tij në luftë dhe ftesës nga Gjykata Speciale Gazetar: Endrit DragajKameraman: Ideal MuhaxhiriMontazher: Arber Dinarama
Posted by lajmi.net on Saturday, 16 November 2019