Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka reaguar ndaj nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili ka deklaruar se Nisma u ndihmua të futet në Kuvend që të dëmtohet VV-ja.
Ai ka thënë se e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që ka thënë Konjufca, dhe se gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe nesë përsëriten mijëra herë.
Shala po ashtu përmes një postimi në facebook ka thënë se VV-ja ka kërcenuar gjyqtarët që të hidhnin poshtë ankesat e Nismës për votat e ardhura nga Serbia.
“Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe kur ajo përsëritet me mijëra herë! Kohërat kur përmes përsëritjes gënjeshtra shndërrohej në të vërtetë kanë kaluar!
E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që thotë Konjufca i VV-së. Në fakt nuk është lënë gurë pa lëvizur, deri edhe me kërcënim të gjyqtarëve që mandatet që populli ia dha NISMA-së t’ia mundësojnë VV-së t’i grabisë! #grabitjanukkaloi!”, ka shkruar ai./InLajmi/