Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milam Zeka, beson se vendi sërish do të shkojë në zgjedhje.
Ai tha se të gjitha kurthet ndaj atyre që i fituan zgjedhjet do të na dërgojnë përsëri në zgjedhje të reja.
“Po vjen era prapë zgjedhje. Te gjitha kurthet e vendosura nga nëntoka e mbitoka kosovare ndaj atyre qe i fituan zgjedhjet, si duket do të na dërgojnë përsëri në zgjedhje të reja”, tha ai.
Duke u thirrur në burime të tij brenda LDK-së, thotë se fronti kundër koalicionit me VV-në është më u fuqishëm se ai që kërkon bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit, transmeton Indeksonline.
“Burime tepër të sigurta brenda Kryesisë të LDK-së bëjnë të ditur se blloku kundër VV-së tani është shumë më i fuqishëm se sa ai ‘për’. Shtoja kësaj heshtjen e Presidentit Thaçi.”, përfundoi Zeka.