Lojtarët e Kosovës kanë përjetuar një dëshpërim të madh pas humbjes nga Çekia në Plzen.
‘Dardanët’ që bënë që Kosovën ta njoh e gjithë bota, ishin shumë afër historisë, ku kërkonin kualifikimin për Euro 2020 përmes kualifikimeve nga faza e grupit.
Kosova edhe pse kishte avantazhin, nuk arriti ta mbante duke u përmbysur nga Çekia, që në fund fitoi 2:1, për së siguruar një vendin në Kampionatin Evropian.
Humbja ndaj Çekisë, ka bërë që të ketë zhgënjim të madh te futbollistët e Kosovës, që dhënë gjithçka për të realizuar ëndrrën e një populli.
Zhegrova, Vojvoda e të tjerë u panë në lot pas kësaj ndeshje.
Mbështetje djemve iu dhanë ‘Dardanët’ që ishin në tribunat e stadiumit në ‘Plzen’, transmeton lajmi.net.
‘Faleminderit, faleminderit, faleminderit’ ishin thirrjet e ‘Dardanëve’ drejtuar lojtarëve, që me ndeshjet e tyre emocionuan një popull të tërë, e bënë të ëndërrojë me sakrificën dhe maksimumin e tyre dhënë në fushë.