• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 12 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme

Shqipëria merr mbështetje nga BE dhe KE për të luftuar korrupsionin dhe krimin ekonomik

J G nga J G
13 November 2019
në Lajme, Shqipëri
0 0
0
Shqipëria merr mbështetje nga BE dhe KE për të luftuar korrupsionin dhe krimin ekonomik
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik

Në konferencën e titulluar “Luftojmë Korrupsionin dhe Krimin Ekonomik” u tha se “Shqipëria kontribuon aktivisht në organet monitoruese të Këshillit të Evropës, përfshirë Grupin e Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO) dhe Komitetin e Ekspertëve mbi Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL), përsa i përket luftës kundër krimit ekonomik, korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Në konferencë u diskutua edhe progresi i bërë dhe sfidat në bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Shqipërisë dhe GRECO e MONEYVAL. E mbajtur në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, konferenca mblodhi përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, trupit dipolomatik, institucioneve publike, universiteteve, shoqërisë civile, sektorit privat dhe medias.

Konferenca u hap nga Artan Hoxha, Dekani i Fakultetit Juridik në Tiranë i cili mirëpriti këtë konferencë në ambjentet e Universitetit. Gianluca Esposito, Kreu i Departamentit të Veprimit kundër Krimit të Organizuar në Këshillin e Evropës e njëkohësisht Sekretari Ekzekutiv i GRECO-s, vlerësoi bashkëpunimin e mirë me autoritetet shqiptare, duke i prezantuar pjesmarrësve kontributin e Këshillit të Evropës dhe BE-së në mbështetje të proceseve të reformave në vend ndërmarrë nga autoritetet shqiptare, përfshirë reformën në kodin elektoral, legjislacionin kundër pastrimit të parave, forcimin e sistemit të deklarimit të aseteve dhe pasurisë, procesimi dhe publikimi i aseteve të deklaruara nga zyrtarët publik, etj..

Kreu i Departamentit të ‘Shtetit të së Drejtës dhe Qeverisjes së Mirë’ në Delegacionin’ e BE-së në Shqipëri, Lenka Vitkova, theksoi rëndësinë e luftës kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave në procesin e konsolidimit të shtetit ligjor dhe reformave në kuadër të integrimit evropian.
Pjesmarrësit u përshëndetën nga Ambasadorja Franceze në Shqipëri Christina Vasak dhe Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë Jutta Gützkow. Gützkow tregoi për zbatimin e Veprimit kundër Krimit Ekonomik, si pjesë e Programit “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022” ku Këshilli i Evropës dhe BE luajnë një rol të rëndësishëm duke ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave.

Në këtë kuadër, Këshilli i Evropës gjithmonë ka ndjekur një qasje multidisiplinare tre-dimensionale, duke përcaktuar standardet evropiane bazuar në konventat ndërkombëtar dhe instrumenta të tjerë legalë, duke monitoruar përputhshmërinë e vendit me këto standarte nëpërmjet bashkëpunimit me GRECO dhe MONEYVAL, si dhe duke zbatuar programe bashkëpunimi për ngritjen e kapaciteteve.

Zëvendës Ministrija e Drejtësisë, Fjoralba Caka foli rreth kontributit të Shqipërisë për GRECO dhe MONEYVAL, në marrjen e masave të rëndësishme në luftën kundër krimit ekonomik, korrupsioni dhe pastrimit të parave.

Ky aktivitet, organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Shqipëri, në kuadër të Presidencës Franceze të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, si dhe në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e Kryeministrit – shënon 70 Vjetorin e Këshillit të Evropës, vjen në kuadër të diskutimeve tematike organizuar në qytete të ndryshme, duke u fokusuar në fushat kyce të punës së Organizatës, raporton tch.

KONTEKST

– Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO) u themelua në vitin 1999 nga Këshilli i Evropës me përmirësimi e kapaciteteve të vendeve anëtare për të luftuar korrupsionin duke monitoruar përputhshmërinë me standardet e Këshillit të Evropës kundër korrupsionit, nëpërmjet një procesi dinamik të vlerësimit të ndërsjelltë dhe presionit të të gjthë aktorëve. Ai ndihmon në identifikimin e mangësive në politikat kombëtare kundër korrupsionit, si dhe mbështetjen e reformave legjislative, institucionale dhe praktike. GRECO gjithashtu mundëson një platformë për ndarjen e praktikave më të mira në ndalimin dhe zbulimin e korrupsionit.

– Komiteti i Ekspertëve mbi Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) është një organ i përhershëm monitorues i Këshillit të Evropës që i është besuar vlerësimi i përputhshmërisë me standardet kryesore ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe gjenerimi i rekomandimeve për autoritetet kombëtare në respekt të përmirësimit të sistemeve të tyre.

Tags: BEKEShqipëria
Postimi i mëparshëm

Gjendet e vdekur vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës

Postimi tjetër

Kurti: Me LDK-në kemi bërë një kulturë të re të formimit të Qeverisë

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Rikthehet i nxehti veror, temperatura maksimale deri në 33 gradë celsius

12 July 2025
Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vdekur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë
Bota

Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vdekur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë

12 July 2025
eKosova me një tjetër opsion, do të jetë në shërbim të mërgatës
Kosovë

eKosova me një tjetër opsion, do të jetë në shërbim të mërgatës

11 July 2025
SBAShK paralajmëron veprime sindikale nga shtatori, nëse nuk i plotësohen kërkesat nga MAShTI
Kosovë

SBAShK paralajmëron veprime sindikale nga shtatori, nëse nuk i plotësohen kërkesat nga MAShTI

11 July 2025
Trump: Do i dërgojmë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore amerikane
Bota

Trump: Do i dërgojmë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore amerikane

11 July 2025
Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: Janë të lodhur dhe të konsumuar
Shqipëri

Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: Janë të lodhur dhe të konsumuar

11 July 2025
Postimi tjetër
Kurti: Me LDK-në kemi bërë një kulturë të re të formimit të Qeverisë

Kurti: Me LDK-në kemi bërë një kulturë të re të formimit të Qeverisë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 12 korrik ndër vite?

12 July 2025
Çervish me miell misri dhe pulë – Receta e vjetër me shije të veçantë

Çervish me miell misri dhe pulë – Receta e vjetër me shije të veçantë

12 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Rikthehet i nxehti veror, temperatura maksimale deri në 33 gradë celsius

12 July 2025
Diferenca mes dashurisë së jetës dhe shpirtit tënd binjak… më shumë për ndjenjat!

Diferenca mes dashurisë së jetës dhe shpirtit tënd binjak… më shumë për ndjenjat!

12 July 2025
Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vdekur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë

Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vdekur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë

12 July 2025
Anulohet koncerti i vetëm i Kanye West në Europë

Anulohet koncerti i vetëm i Kanye West në Europë

11 July 2025
Çfarë problemi shëndetësor tregon lëkura e varur në krahë

Çfarë problemi shëndetësor tregon lëkura e varur në krahë

11 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu