Shoqata e mërgimtarëve në Berlin do të organizoj protestë për të kundërshtuar zgjedhjen e mundshme të ish-pjesëtarit të shërbimit sekret rus, Andrey Kondratyev, si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës.
Kjo proteste pritet të mbahet me 14 nëntor, të enjten, duke filluar nga ora 09:00 në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.
Kështu ka bërë të ditur Shoqata e mërgimtarëve në Berlin, përmes një njoftimi për media.
“Të dashur bashkatdhetarë, duke kundërshtuar zgjedhjen e mundshme të ish-pjesëtarit të shërbimit sekret rus, Andrey Kondratyev, si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës, më 14 nëntor (e enjte), në Berlin, para Bundestagut Gjerman”, thuhet në njoftim.
“Do të protestohet me moton LOVE EU, NOT GRU #NOTGRU. Protesta do të fillojë në orën 09:00 në këtë adresë: Deutscher Bundestag: Marie Elisabeth Lunders Haus Adele Schreiber Krieger Strasse 1”,thuhet më tej, transmeton Insajderi.
Aleksey Kondratyev, në biografinë e tij tregon se ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Federatës Ruse, i njohur si GRU, dhe gjatë kësaj kohe ka shërbyer si pjesëtar i kontigjentit të KFOR-it. Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një skandal, i cili pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një qytetari shqiptar të Kosovës.