13 Nëntori është dita e 317 e kalendarit gregorian (dita e 318 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 48 ditë.
Ngjarje
1789 – Benjamin Franklin i shkroi letër një miku në të cilën shprehet: “Në këtë botë asgjë nuk mund të thuhet të jetë e sigurt, përveç vdekjes dhe taksave.
1851 – Vendoset lidhja telegrafike kabllore mes Londrës dhe Parisit. Tani, falë teknologjisë, jo vetëm lajmi mund të udhëtonte mes dy kryeqyteteve, por edhe paqja pas disa dekadash të Luftërave Napoleonike. Menjëherë pas kësaj lidhjeje, kompanitë telegrafike filluan përgatitjet per shtrirjen e kabllove nen ujore edhe përtej Atlantikut, ne Amerikë.
1868 – Themelohet në Nju Jork Shoqata Filologjike Amerikane. Fillimisht anëtarët e saj merreshin me studimin e teksteve, por disiplina të tilla si gjuhësia dhe gjuhët moderne krijuan shoqatat e veta. Më pas, Shoqata Filologjike Amerikane filloi të merrej edhe me gjuhët klasike te antikitetit, ndërsa përkufizimi i filologjisë erdhi duke u zgjeruar për të përfshirë shumë përqasje për të kuptuar më mirë lashtësinë.
1927 – Pas 7 vjetësh punë dhe shpenzime prej mbi 48-milionë dollarësh, hapet për trafikun tunelit Holland qe lidh qytetin Nju Jork me qytetin Xhersi te Nju Xhersit. Tuneli mban emrin e inxhinierit të ndërtimit, Kliford Milburn Holland, i cili vdiq para se tuneli të përfundonte.
1947 – Bashkimi Sovjetik përfundon zhvillimin e pushkës gjysme automatike AK – 47. Kjo armë njihet zyrtarisht si Avtomat Kalashnikova (rusisht), ose Kallashnikov, AK, dhe Kalash, në zhargonin rus.
1986 – Shtetet e Bashkuara të Mikronezisë ose Ishujt Marshall bëhen të pavarura nga Shtetet e Bashkuara. Në kuadër të paktit për shoqërizim të lirë, Shtetet e Bashkuara kishin garantuar një ndihmë financiare gjatë një periudhe 15-vjeçare nën administrim nga Zyra e Çështjeje Ishullore në këmbim për autoritet të plotë ndërkombëtar të mbrojtjes.
1950 – Vritet gjenerali Carlos Delgado Chalbaud në Karakas.
1961 – Vladimir Yefimovich Semichastny zëvendëson Aleksandr Nikolayevich Shelepinin si udhëheqës i KGB-s.
1982 -Ndeshja e boksit mbajtur në Las Vegas, Nevada, ShBA përfundoi kur Ray Mancini nokautoi boksierin Kim Duk Koo i cili pesë ditë më vonë vdiq. Ky rast tronditi Mancinin si dhe boksin në përgjithësi.
1985 – Eruptoi vullkani Nevado del Ruiz duke liruar llavë e cila dogji qytetin Armero, Colombia, ShBA dhe la të vdekur 23,000 njerëz.
1990 – Për herë të parë filloi World Wide Web.
1994 – Votuesit në Suedi vendosën të hynë në Bashkimin Evropian me votimin “për” në referendumin e mbajtur.
Lindje
1850 – Robert Louis Stevenson, letrar spanjol
1908 – Erik Bertil Holmberg, astronom suedez († 2000)
1926 – Zvonimir Červenko, gjeneral kroat († 2001)
1957 – Ibrahim Krajkova, humorist shqiptarë
1972 – Takuya Kimura, SMAP
Vdekje
1868 – Gioacchino Rossini, kompozitor italian (* 1792.)
1974 – Vittorio De Sica,aktor dhe regjisor filmi italia (* 1901.)