Aksident me pasoja fatale ka ndodhur në magjistralen Podujevë. Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka konfirmuar se një person ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur në ora 17:25.
“Rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull”, ka thënë Krasniqi, përcjell Lajmi.net.
Tutje ai shtoi se njësitet policore po merren me ekzaminimet në vend-ngjarje.