Avdullah Hoti dhe Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sot janë takuar me përfaqësuesit e Sindikatës së RTK-së.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë këtij takimi u diskutua për çështje jetike për funksionimin e RTK-së që kërkojnë veprime të menjëhershme nga Kuvendi i ri.
Postimi i tij i plotë:
“Sot u takuam me përfaqësuesit e Sindikatës së RTK-së. Diskutua çështje jetike për funksionimin e RTK-së që kërkojnë veprime të menjëhershme nga Kuvendi i ri, si bordi jofunksional, procesi joligjor i emërimit të drejtorit të përgjithshëm, kalkulimi i pa saktë i borxheve të RTK-së, çështja e pronës dhe objektit të RTK-së, etj.
RTK është institucion publik që financohet nga qytetarët e Kosovës dhe duhet të ju shërbejë atyre dhe vetëm atyre. Si i tillë, LDK nuk do të lejojë që RTK-ja të nëpërkëmbet për interesa individuale të askujt”, ka shkruar Hoti. /InLajmi